Gjatë kësaj fillim jave moti do të jetë në mbizotërimin e vranësirave që do të sjellin reshje shiu në ultërsirën perëndimore ndërsa në zonat malore do të kemi sërish shfaqje të flokëve të dëborës.
Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb tregon për Abcnews.al se në mesjavë dhe në vijim pritet të kemi përmirësim të kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit këtë fillim javë do të regjistrojnë vlera minimale deri në -4 apo -5 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi do të luhatet rreth vlerave 12 gradë Celsius. Pas ditës së mërkurë, vijon rënia e temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat të shkojnë në -8 apo -9 në zonat malore. /abcnews.al/