E hëna nis me diell, meteorologu Osmani bën parashikimin për gjithë javën

schedule09:00 - 13 Prill, 2020

schedule 09:00 - 13 Prill, 2020

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje direkte për “Abc e Mëngjesit”, ka folur për ndryshimet e motit që do të na shoqërojnë gjatë kësaj jave.

Meteorologu është shprehur se java do të jetë kryesisht me mot të kthjellët përveç ditës së martë që pritet një prani vranësirash dhe reshje shiu dhe bore në disa zona të vendit.

Kjo javë parashikohet që të jetë një javë e mirë në orët e mbrëmjes së kësaj të hënë do të kemi një shtim vranësirash që të martën do të shoqërohet me reshje shiu më të dukshme në zonën veriore dhe qëndrore. Të mërkurën do të kemi një përmirësim dhe rritje të temperaturash duke u pasuar dhe nga ditët në vijim deri në fundjave. Temperaturat do të shkojnë deri në 26-27 gradë celsus, gjithashtu rritje do të kemi dhe në vlerat minimale me 4-5 gradë”, tha metorologu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!