I ftuar në “Abc e mëngjesit” me Enkel Demin, meteorologu Hakil Osmani u shpreh se ditën e sotme do të mbizotërojë një mot i kthjellët i cili do të na shoqërojë deri të premten.
“Dita e sotme ka filluar me mot të kthjellët që do të na shoqërojë deri të premten, vranësirat do të jenë prezente, por kryesisht të pakta dhe më të dukshme në zonat malore. Ndërsa vlerat termike ditën e sotme kanë patur rënie ku ato minimale në zonat malore janë -6 gradë celsius dhe ato maksimale 12 gradë celsius përgjatë Ultërsirës Perëndimore. Nga nesër dhë në vijim do të kemi rritje të vlerave termike.
Sa i përket parametrit të erës Osmani tha se nuk pritet të ketë probleme me trafikun detar. Ndërkohë për fundjavën meteorologu u shpreh se në territorin shqiptar priten reshje. Mbrëmja e ditës së shtunë dhe mëngjesi i ditës së diel pritet të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa zonat malore pritet reshje dëbore./abcnews.al