Në vitet e para të 2000-shit, një psikolog në universitetin e Kardif, zbuloi falë një ekuacioni shumë të komplikuar, se e hëna e tretë e janarit është dita kur jemi më të rënë moralisht gjatë gjithë vitit.
Nëse sot ndihemi të trishtuar pa asnjë arsye nuk duhet të shqetësohemi, pasi është faji i Blue Monday – të hënës blu, ditës më të trishtuar të vitit. Në fillim të viteve 2000 një psikolog i universitetit të Kardif, zbuloi falë përllogaritjeve të komplikuara, se në të hënën e tretë të janarit është dita kur ndihemi më të trishtuar, gati në depresion madje. Psikologët nga ana e tyre rekomandojnë aktivitet fizik, takim me miqtë, por dhe ushqim të bollshëm si mënyra për të kaluar këtë ditë
“Blue Monday” ka diçka të vërtetë dhe pse sipas disa psikologëve të tjerë, studimi i universitetit të Uellsit është financuar nga një agjenci udhëtimesh, dhe të hënave zakonisht është një nga ditët më të trishtueshme për të rifilluar punën. Duke llogaritur këtu që pas festave të fundvitit, atmosfera nuk është e njëjta dhe borxhet për shkak të dhuratave që i bëhen të afërmëve dhe miqve, janë shtuar./abcnews.al