Një foshnje 6-muajshe ka vdekur pasi nëna e saj e harroi në automjet në qytetin Charleroi të Belgjikës.
Nëna, e cila punon në spitalin Saint-Joseph de Gilly në qytetin Charleroi, e harroi fëmijën në automjet në vend se ta çonte në çerdhen e spitalit. Foshnja, e cila thuhet se ishte 6-muajshe, njerëzit e panë rreth orës 17:30 sipas kohës lokale.
Ekipet e policisë dhe emergjencës mbërritën tek automjeti, por fatkeqësisht gjithçka që mundën të bënin ishte të konstatonin se foshnja, e cila ishte mbyllur në automjet nën diell që në orët e mëngjesit, kishte ndërruar jetë.
Pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së foshnjës ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.