“E haja veten me dhëmbë”, Delinda Disha flet e prekur për binjakët që humbi

schedule15:42 - 5 Tetor, 2022

schedule 15:42 - 5 Tetor, 2022

Delinda Disha ka folur sërish për binjakët që humbi disa muaj më parë. Aktorja ishte e ftuar në “Natë me Aulonën” ku rrëfeu se ajo dhe partneri i saj e dëshironin shumë një fëmijë të dytë. Ajo shtoi se ndonëse nuk e ka pasur aspak të lehtë ta kalojë këtë periudhë, ka qenë familja e saj që e ka ndihmuar.

“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë, dhe nuk ishte një ishin dy. Por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj. Është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë tamam.

E kam ngrënë veten me dhëmbë në sensin e mirë të fjalës.  Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, dhe ja ku jam sot. Më kanë bërë përshtypje mesazhet pafund që më vinin, nuk isha e vetmja që e kisha kaluar këtë gjë”, tha ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!