Mënyra më e mirë për prerjen e hudhrës sipas ekspertëve është që ta shtypni hudhrën me një thikë duke e shtyrë atë fort me pëllëmbën e dorës.
Hudhra do të çahet dhe cipa e hollë do të plasaritet duke u pastruar më lehtë.
Pas kërcitjes që pëson hudhra, prini bishtat dhe nëse doni hudhrën mund ta përdorni ashtu ose ta prisni akoma më hollë.
Mirëpo, a ka ndryshim mes hudhrës së grirë dhe asaj të shtypur në gatim?
Sipas agroweb.org, së pari është e rëndësishme të kuptohet që hudhra e grirë me atë të shtypur nuk ngjajnë njësoj.
Kur hudhra është e shtypur ajo lejon përçimin më të fortë të aromës karakteristike dhe është perfekte për salca dhe marinim.
Për më shumë aromë, hudhrën rekomandohet ta kaurdisni të parën në gatim duke përdorur vaj ulliri përpara se të hidhni përbërës të tjerë të recetës.
Hudhrën mund ta përzieni edhe me erëzat e preferuara për të përfituar aromën dhe shijen më të mirë. l.k/abcnews.al