E goditi skrepi, kush ishte 17 vjeçari që humbi jetën në Vlorë

schedule16:52 - 30 Maj, 2020

schedule 16:52 - 30 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Vlorë ku si pasojë e një aksidenti në punë ka humbur jetën një 17 vjeçar.

Viktima e kësaj ngjarje të rëndë është 17 vjeçari Jaup Bekotaraj, nga Radhima.  I riu ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, por në një moment në rrethana ende të paqarta ai është goditur nga skrepi që po punonte aty pranë duke marrë plagë të rënda.

Dërgimi i tij në spital me shpejtësi nuk ka mundur që t’i shpëtojë jetën.

Ky është punëtori i tretë që ndërron jetë brenda pak ditësh në kantieret e ndërtimit në Shqipëri, ndërsa administratorët e kompanive vijojnë të mos dënohen.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat dhe ka marrë në pyetje drejtuesin e skrepi, 29 vjeçarin me iniciale B.Ç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!