E goditi poshtë brezi, Benzema i rikthehet Giroud: Thashë të vërtetën!

schedule09:41 - 31 Mars, 2020

schedule 09:41 - 31 Mars, 2020

“Kush është më i fortë mes meje dhe Giroud? Do të përgjigjem njëherë e përgjithmonë dhe do flas shkurt: mos ta ngatërrojmë Formula 1 me Kart. Po tregohem i sjellshëm madje. Nuk do të flas më për të, di të them që unë jam Formula 1”.

Kjo deklaratë e bërë nga Karim Benzema, në një lidhje “live” në Instagram ka bërë bujë në media, ndërkohë që francezi i është rikthyer edhe njëherë për të sqaruar gjithçka. “Disa njerëz u morën vetëm me atë pjesën rreth Giroud dhe Formula 1, por nuk e vunë re çfarë thashë unë për atë që ai i ka sjellë kombëtares franceze.

Ata u fokusuan vetëm te pjesa ku fola për Formula 1 dhe Kart, por është ajo që mendoj dhe e vërteta”, thotë fillimisht Benzema, i cili kërkon ta çojë deri në fund sqarimin e tij. “Shikoni, nëse do të më pyesnin për Ronaldo fenomenin, atëherë ai do të ishte Formula 1 dhe unë Kart. Shkurt dhe thjeshtë”. /abcnews.al