“E goditi 5 herë në fytyrë”, babai hero shpëton vajzën nga peshkaqeni

schedule09:41 - 4 Qershor, 2019

schedule 09:41 - 4 Qershor, 2019

Horror mund të quhen skenat që ka përjetuar një 17-vjeçare amerikane gjatë kohës që po notonte në plazh. Paige Winter u sulmua dhe më pas u kafshua nga një peshkaqen të dielën. Fatmirësisht, babai i saj ndodhej me të ditën e ngjarjes dhe arriti ta shpëtonte vajzën prej ngrënies nga peshkaqeni.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, babai hero hyri në ujë dhe goditi peshkaqenin me disa grushte në hundë, çka e detyroi kafshën të largohej prej aty. Por nga e gjithë skena, Paige u pësoi të çara të rënda në trup dhe duhet të presë njërën këmbë. Gjyshja e saj Janet konfirmoi se ajo humbi disa gishta dhe mund ndërmarrë një operacion për ngjitjen e gishtave.

Paige Winter

“Falë Zotit djali jonë ishte me të. Ai tha se goditi disa herë peshkaqenin në fytyrë pesë herë përpara se të ikte. Do donim të ishim me ta. Operacioni mbaroi, ajo është gjallë, por një këmbë iu pre. Mund të ketë nevojë për transplant gishtash në të ardhmen. Lutuni për të”, shkruante ajo në Facebook.

Deri më tani për 17-vjeçaren janë dhuruar 6.000 dollarë, para që do shërbejnë për të paguar faturat e spitalit. Kohët e fundit ka pasur disa sulme peshkaqenësh, duke shkaktuar dy të vdekur në Hawaii dhe në Oqeanin Indian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!