Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E gjithë vera me Kongrese, Rama: Do mblidhemi për bujqësinë, arsimin dhe për llogaridhënie

schedule16:36 - 9 Prill, 2022

schedule 16:36 - 9 Prill, 2022

TIRANË – Kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar Kongrese të tjera të Partisë Socialiste. I pari i qeverisë u shpreh se në vjeshtë do të mbahet një tjetër Kongres i cili do të jetë në formë llogaridhënës për ato ç’ka u thanë Kongresin e sotëm.

Ndërkohë kryeministri Rama ka propozuar që në Maj ose në Qershor të mbahet një kongres për bujqësinë. Për sa i përket Arsimit, sipas Ramës kongresi do të bëhet në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

“Në fund të gushtit apo film shtatorit do bëjmë një kongres të madh për arsimin. Me specialistë, prindër mësues. Me të gjithë ata që i përkasin arsimit. Për të qenë një hapësirë ku hyjnë  e dalin mendimet. Nuk ka nevojë të jesh socialist për të ardhur në kongresin e PS për Arsimin. Mjafton të jesh individ që i thua mendimet e tua për të mirën e punës.” tha Rama.

Po ashtu Rama, njoftoi se do të ngihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë, në një letër sekrete, do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!