Vogëlushja në foto është aktualisht një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për Leonora Jakupin, e cila së fundmi është bërë nostalgjike duke u kthyer pas në moshën e fëmijërisë. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku tregon edhe një herë origjinalitetin e ruajtur që nga klasa e parë.
“Nostalgji. A ju kujtohet shtrumfeta. Edhe kjo frizura mos met hy flokt në sy. Klasa e parë, u rritën pak flokët”, ka shkruar Leonora krahas fotos.
Kujtojmë që pavarësisht viteve që ikin, Jakupi mbetet një nga artistet më të bukura të skenës shqiptare./abcnews.al