I ftuar në studion e “ABC News” drejtor i Mjekësisë së Përgjithshme në spitalin “Hygeia”, Arben Pilaca ka folur për koronavirusin i cili është përhapur gjërësisht duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët. Virusi kinez i cili ka marrë edhe jetë njerëzish sipas Arben Pilacës është një tip i ri virusi që e ka gjetur shoqërinë të papërgatitur.
“Do kohë për të përcaktuar grupet e rriskut, deri tani dihet se janë rreth 200 të prekur jashtë Kinës. Nuk dimë së keto që kanë humbur jetën kanë pasur apo jo sëmundje të tjera. Në këtë situatë kemi edhe gripin ndërsa tani është futur edhe koronavirusi duke shkaktuar më shumë frikë. Humbje e një jetë është e barabartë më një milion jetë. Humbja e jetës nga gripi është fenomen që provokon prishjen e funksionit të organeve të tjera. Për koronavirusin duhet të ketë kujdesin maksimal, por edhe gripi të mos neglizhohet”, sqaroi Pilaca.
Çfarë është ky virusi që ne nuk e njohim?
“Ka dalë një tip i ri brenda familjes së viruseve i cili ishte izoluar rreth vitetve ‘60, por doli jashtë rregullit, shoqëria jonë nuk i njeh dhe organizmin e gjen të papërgatitur. Eksperiencat me SARS ishin mjaft agresive, virus i cili shkaktoi shumë të dëme, ku arriti të marrë jetë njerëzish. Ndërsa koronavirusi e ka gjetur situatën njerëzore pa imunitet”, tha Pilaca.
Do të ishte institucioni i aftë të trajtojë një të sëmurë me koronavirus?
Pilaca: Do të thoja jo. Gjërat janë të planifikuara. Sfida e parë e kësaj situatë është konfirmimi i rastit dhe izolomi. Çdo shtet e ka përcaktuar në rast se do të futet diçka e tillë, ka burime njerëzore të kualifikuara.
/abcnews.al