E futën në makinë, e goditën dhe u vdiq në dorë: Detaje tronditëse nga vrasja e Jan Prengës gjatë pengmarrjes

schedule14:09 - 28 Janar, 2020

schedule 14:09 - 28 Janar, 2020

Policia ka konfirmuar tashmë vdekjen e Jan Prengës që u mor peng më datë 17 janar në Kamzë. Pas futjes në makinë ai është rrahur dhe goditur duke bërë që të humbasë jetën.

Gazetari i Abc News Andi Qosja raportoi nga Kamza, pranë shtëpisë së viktimë duke theksuar se tashmë aty kanë shkuar të afërm të tyre pasi kanë mësuar lajmin e keq.

Viktima, Jan Prenga

Edhe pse është konfirmuar vdekja e tij, grupi hetimor nuk ka gjetur trupin e viktimës ç’ka pengon vijimin e hetimeve dhe ngritjen e një akuze për vrasje për të ndaluarit, raporton abcnews.al.

Prokuroria e ka të qartë tashme se çfarë ka ndodhur me Prengën pasi ka ndaluar edhe katër persona.

Jan Prenga u mor peng më 17 janar për shkak të prishjes së pazareve të drogës duke synuar marrjen e një shume parash, por gjithçka shkoi keq dhe ai u vdiq në dorë pengmarrësve.

Policia ka ndaluar për këtë krim Leonard Hajrin, Bujar Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjen gjatë operacionit të djeshëm tek kompleksi “Golden” në Shijak.

Dy vëllezërit e Jan Prengës jetojnë në Britaninë e Madhe, ku njëri është i dënuar me tetë vite burg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!