Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanza në Varese, ka zbuluar 2 sera marihuane brenda të cilave kishte gjithsej mbi 1,700 bimë, rreth 40 kg marijuanë e gatshme. Në pranga u vunë dy persona, një me origjinë shqiptare dhe një tjetër me kombësi italiane.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello, përcjell abcnews.al/
Të arrestuarit kishin përgatitur dy sera të kompletuara me gjithçka që duhej për kultivimin e marijuanës, si dhe të gjitha materialet që duheshin tashmë që ajo ishte bërë gati për t’u korrur.
Ambientet në fjalë u identifikuan si rezultat i analizimit të aktivitetit në disa ndërtesa në provincën Varese. Këto banesa, edhe pse nuk përdoreshin për aktivitete tregtare, kishin konsum të energjisë elektrike, gjatë natës, jo në përputhje me ato të zakonshmet.
Me vëzhgimet e mëtejshme, policia doli në përfundimin se në këto godina mund të ishin duke u kryer aktivitete të paligjshme. Po ashtu, dy të arrestuarit i nxori zbuluar aroma e fortë e bimëve që ndihej deri jashtë shtëpisë e përhapej në rrugë dhe në shtëpitë afër. Gjatë kontrolleve, përveç substancës narkotike, u sekuestrua gjithë materiali i përdorur për kultivim dhe 40 plumba.
Përveç kësaj, në shtëpinë e një personi tjetër me kombësi shqiptare, i cili shoqëronte një nga të arrestuarit në kohën e kontrollit, u sekuestruan para për rreth 9,000 euro, që konsiderohet të jenë të ardhurat e veprimtarisë tregtare.
Shqiptari tjetër u procedua në gjendje të lirë për tregti droge.