Arsenali u mposht mbrëmjen e djeshme në Europa League dhe ditën e sotme klubi londinez ka vendosur të shkarkojë trajnerin Unai Emery. Në komunikatën e bërë nga “Topçinjtë”, raportohet se Freddie Ljungberg do të marrë drejtimin e Arsenalit përkohësisht.
Zyrtari i klubit të Arsenalit, Josh Kroenke, ka folur në emër të bordit dhe pronarëve të klubit: “Falënderimet më të sinqerta shkojnë për Unai dhe kolegët e tij, të cilët nuk ishin në gjendje të kthenin ekipin në nivelin e kërkuar dhe që ne prisnim. Ne i dëshirojnë Unai dhe ekipit të tij suksese në të ardhmen. Vendimi është marrë për shkak të rezultateve dhe paraqitjeve që nuk janë në nivelin e kërkuar.
I kemi kërkuar Freddei Ljunberg të marrë përgjegjësitë për ekipin e parë si trajner i përkohshëm. Ne kemi besim të plotë te Freddie, i cili mund të na çojë ne përpara. Kërkimi për një trajner të ri vazhdon dhe në do të bëjmë një njoftim të mëvonshëm, kur procesi të ketë përfunduar”. /abcnews.al
Club statement: Unai Emery
— Arsenal (@Arsenal) November 29, 2019