Një klasë në një shkollë 9-vjeçare në Ballsh është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të martë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se zjarri është neutralizuar nga zjarrfikësja në kohë, duke shmangur kështu përhapjen e flakëve në ambientet e tjera të shkollës.
Për fat të mirë në shkollë nuk ka pasur nxënës, pasi shkollat janë mbyllur për festat e fundvitit që prej 27 dhjetorit.
Si pasojë e zjarrit janë djegur dy banka, ndërkohë dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Zjarri është parë nga banorët, ndërsa dhe nuk dihet nëse ka pasur roje apo jo në momentin e shpërthimit të zjarrit.
Njoftimi i Policisë
Mallakastër
Në datë 03.01.2023, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, në një klasë të një shkolle 9-vjeçare, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale në atë klasë.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
/abcnews.al./