Një 16-vjeçare nga Tirana është larguar nga shtëpia prej ditës së djeshme.
Ka qenë babai i së miturës që ka bërë kallëzim në polici.
“Më datë 26.07.2022, shtetasi I. K., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza e tij, shtetasja E. K., 16 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/Abcnews.al.