Zgjidhet kryetarja e re e AMA-s, Armela Krasniqi merr 83 vota

schedule15:57 - 7 Korrik, 2021

schedule 15:57 - 7 Korrik, 2021

Pavarësisht akuzave të opozitës dhe thirrjeve të ndërkombëtareve për ta shtyrë votimin për në muajin shtator, parlamenti ka votuar në ditën e tij të fundit kryetaren e re të Autoritetit të Mediave Audio-vizive. Me 83 vota pro, në krye të këtij institucioni është zgjedhur Armela Krasniqi, e anatemuar nga demokratët si kandidatë në shërbim të Ramës.

Ndërkohë që Alketë Dibra mori vetëm 9 vota pro. Paraditen e sotme, institucionet ndërkombëtare në vend, BE, OSBE dhe ambasada britanike kërkuan që votimin për kreun e AMA-s të bëhej me dakordësinë e të gjitha palëve për të garantuar profesionalitetin e këtij institucioni.

Kush është Armela Krasniqi

Armela Krasniqi ka lindur në Tiranë më 26 nëntor 1976. Është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo ka një karrierë të gjatë në fushën e medias që në fillime si reportere dhe më pas drejtuese edicionesh informative në disa televizione. Krasniqi më herët ka qenë edhe zëdhënëse e Partisë Socialiste gjatë kohës kur e majta ishte në opozitë.

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!