Glauk Konjufca zgjidhet kryetari i Kuvendit të Kosovës

schedule16:11 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 16:11 - 26 Dhjetor, 2019

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai u propozua në këtë pozitë nga kreu i partisë, Albin Kurti.

Konjufca ka marrë 75 vota pro, 29 abstenime dhe 6 vota kundër, duke arritur kështu sigurimin e votave të mjaftueshme për të drejtuar Kuvendin e Kosovës.

Sipas marrëveshjes për koalicion Vetëvendosje-LDK, Kryetari i Kuvendit do t’i takonte partisë së Isa Mustafës.

Ndërkaq, Arbërie Nagavci e VV-së, Kujtim Shala i LDK-së dhe Memli Krasniqi nga PDK janë propozuar për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!