Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet “shtëpi bari” në Koplik

schedule14:44 - 28 Mars, 2022

schedule 14:44 - 28 Mars, 2022

Policia e Shkodrës ka zbuluar një “shtëpi bari” në Malësinë e Madhe. Abcnews.al mëson se krahas bllokimit të ambientit dhe sekuestrimit të mjeteve për mbjelljen, rritjen dhe përpunimin e kanabisit, janë arrestuar edhe dy persona.

Policia ka bërë disa goditje gjatë ditëve të fundit në Koplik. Pak ditë më parë, u kap edhe një “minierë kriptomonedhash” duke sekuestruar 14 pajisje që shërbenin për prodhimin e tyre.

Fenomeni i përshtatjes së ambienteve për të rritur kanabis është bërë çdo ditë e më tepër prezent në Shkodër. Policia ka zbuluar gjatë muajve të fundit disa banesa të përshtatura për rritje kanabisi në këtë zonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!