Rama zgjedh Lindita Nikollën në vend të Gramoz Ruçit

schedule11:17 - 2 Shtator, 2021

schedule 11:17 - 2 Shtator, 2021

Kryeministri Rama publikoi emrat e personave që do të qeverisin Shqipërinë gjatë kësaj legjislature duke bërë disa ndryshime të rendësishme në kabinet. Fillimisht kryeministri njoftoi emrin e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila do të zëvendësojë aty Gramoz Ruçin.

Ndërohë, Rama ka hequr Erjon Braçen nga qeveria duke vendosur në vend të tij Arben Ahmetajn, i cili do të vijojë të jetë përgjegjës për rindërtimin nga tërmeti.

Hyrje e re në qeveri është Ulsi Manja, si ministër Drejtësie. Ai ka drejtuar më herët Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Peleshi dhe Olta Xhaçka mbeten në detyrat e mëparshme, tek Ministria e Jashtme dhe tek ajo e Mbrojtjes. Çuçi po ashtu mbetet ministër i Brendshëm, ndërsa hyrje e re është Delinda Ibrahimi në krye të Ministrisë së Financave. Ibrahimi është aktualisht Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.

Hyrje e re është edhe Frida Krifca, e cila aktualisht është drejtoreshë e AZHBR-së.

Në detyrë tek të njëjtat ministri mbeten Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Elva Margariti dhe Belinda Balluku, ndërsa rikthehet Mirela Kumbaro.

Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi gjithashtu janë fytyra të reja në qeverinë Rama dhe do të jenë minsitre Shteti.

Emrat e rinj të qeverisë Rama:

Kryeministër, Edi Rama

Zv.Kryeministër, Arben Ahmetaj

Niko Peleshi, minstria e Mbrojtjes

Olta Xhaçka minister e jashtëm

Ulsi Manja, ministër Drejtësie

Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimi, minister e Financave

Belinda Balluku, ministre e Instrastrukturës

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi, ministre e Arsimit

Frida Krifca, ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit

Elva Margariti, ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre Shteti

Edona Bilali, ministre Shteti

Bora Muzhaqi, ministre Shteti

Milva Ekonomi, ministre Shteti ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!