Rrëshen, vritet në atentat para lokalit të tij, Kastriot Reçi

schedule11:29 - 7 Janar, 2020

schedule 11:29 - 7 Janar, 2020

Kastriot Reçi, pronar i një TV lokal dhe një bar-kafe është vrarë në atentat paraditen e sotme në qytetin e Rrëshenit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në qender të qytetit të Rrëshenit, bashkia Mirditë. Policia njofton se nga të shtënat ka mbetur i vdekur 47 vjeçari Kastriot Reçi. Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por disa minuta më paska ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur para lokalit të tij në qender të qytetit me emrin bar kafe-“Mirdita”.

Dy vite më parë Kastriot Recit i vranë vëllain, Gasper Reçi në Romë të Italisë.

https://youtu.be/mgdO7Ex3he0

Njoftimi i policisë

Mirditë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
/abcnews.al


Në foto: Gasper dhe Kastriot Reci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!