Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Çerem të Tropojës. Policia njofton se viktima është Isat Goçaj, 49 vjeç. Ndërkohë është bërë i mundur identifikimi i autorit të vrasjes Altin Ismajlisufi, banues në të njëjtin fshat, dhe po punohet për kapjen e tij.
“Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.
Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al