Vetëvaret brenda qelisë në burgun e Durrësit, 44-vjeçari vdes në spital. Ishte dënuar me 14 vite për vrasje

schedule14:05 - 18 Korrik, 2022

schedule 14:05 - 18 Korrik, 2022

Një i dënuar është vetëvarur brenda qelisë së burgut të  Durrësit.

Abc mëson Roland Hasani, 44 vjeç  është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Por 44 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën.

Ai ishte dënuar me 14 vite burg për vrasje.

Nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë ndërsa pritet të zbulohen më shumë detaje në vijim.

Kush ishte Roland Hasani

Roland Hasani ishte një nga 7 të përfshirët nga Interpoli për vrasjen e dy komisionarëve zgjedhorë në Ersekë Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi. Ngjarja e rëndë u shënua në 29 qershor të 1997 në Ersekë u ekzekutuan 2 komisonerët e PS në momentin e transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti. Gjatë kësaj ngjarje mbetën të plagosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi plagosur edhe Shaban Koxhaj.

Për ngjarjen në fjalë janë dënuar në mungesë për këto krime, Spartak Sageri, Roland Hasani dhe Hysni Dervishi, të cilët ndodhen në Angli dhe kërkohen nga policia, pasi kanë marrë dënimin 20 vjet burg secili. I vetmi i dënuar për këtë ngjarje ishte Adriatik Ferjati i dënuar me 18 vite burg.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!