Kanë vazhduar lëkundjet e tërmetit. Raportohet se tërmeti ka ndodhur vetëm 9 minuta më parë, në kepin Rodonit dhe ka qenë i magnitudës 4.4 e shkallës rihter.
Sërish lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në këto minuta të fundit.
Sipas të dhënave të Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundjet janë ndjerë në orën 23:19 minuta.
Tërmeti ka qenë me magnitude 4.4 Rihter, ndërsa epiqendra ishte në detin Adriatik./abcnews.al