Ulet avioni në Rinas, mbërrijë 4 fëmijët dhe gruaja të nxjerrë nga kampi “Al Hol”

schedule13:29 - 27 Tetor, 2020

schedule 13:29 - 27 Tetor, 2020

Avioni me katër fëmijë dhe një grua të riatdhesuar sapo është ulur në pistën e Rinasit. Mes tyre është edhe Endri Dumani, të cilët u nxorën nga kampi famëkeq në Siri, “Al Hol”.

Në avion ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi dje në Liban ku u takua me fëmijët dhe gruan që u nxorën nga kampi.

Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha së bashku me djalin e familjes Dumani, Endri Dumani janë shqiptarët që u nxorën nga kampi famëkeq “Al Hol”.

Nga i njëjti kamp u riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, ngjarje e cila bëri bujë disa muaj më parë. Një pjesë e mirë e vendeve i kishin tërhequr qytetarët e tyre nga kampi në fjalë, ndërsa shqiptarët mbetën aty deri ditën e sotme. Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe transferimi i të tjerëve. g.v/abcnews.al