U nis për të mbledhur boronicë në bjeshkë, zhduket 23-vjeçari nga Kukësi

schedule11:00 - 5 Shtator, 2022

schedule 11:00 - 5 Shtator, 2022

Një 23-vjeçar nga fshati Borje i Kukësit rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme. Familjarët kanë denoncuar në polici.

Sipas uniformave blu, i riu, Meladin Adili ishte larguar dje në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2022, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët e shtetasit M. A., 23 vjeç, banues në fshatin Borje, se gjatë ditës së djeshme 23-vjeçari ishte larguar në bjeshkë, për të mbledhur boronicë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!