Tre viktima dhe 119 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:06 - 4 Shtator, 2020

schedule 15:06 - 4 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit janë shënuar tre viktima dhe 119 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Numri i rasteve pozitivë në total ka arritur në 13,910, ndërsa janë shënuar deri tani 551 viktima.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 187 pacientë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 10,300 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!