Tre të vrarë në atentat, 3 milionë lekë për “kokën” e autorëve

schedule23:11 - 17 Korrik, 2022

schedule 23:11 - 17 Korrik, 2022

Policia e Shteti ka vënë 3 milionë lekë të reja në dispozicion të kujtdo që ka informacione lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.

“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.”

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan me breshëri plumbash ditën e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës. Burime nga policia bënë me dije se 4 persona dyshohen si autorë të ngjarjes, 3 prej të cilëve kanë zbritur nga makina me të cilën po ndiqnin viktimat dhe i kanë ekzekutuar. Më pas dyshohet se kanë djegur makinën e krimit në Larushk dhe janë larguar në drejtim të paditur.

RENEA rrethoi zonën dhe po vijon krehjen për kapjen e tyre./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!