Tragjedi ajrore në Sudanin Jugor, vdesin të gjithë në bord

schedule13:53 - 2 Nëntor, 2021

schedule 13:53 - 2 Nëntor, 2021

Pesë persona humbën jetën kur një avion i vogël komercial u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, sipas zyrtarëve lokalë.

Viktimat ishin anëtarë të ekuipazhit të avionit, i cili ishte ngarkuar me fuçi karburanti. Avioni ishte një Antonov-26 i kompanisë lokale Optimum Aviation, sipas menaxherit të përgjithshëm të aeroportit në Juba.

Sudani i Jugut, i cili ka vuajtur nga një konflikt i armatosur gjatë dekadës së fundit, ka mungesë të infrastrukturës së besueshme të transportit tokësor, prandaj disa mallra transportohen nga ajri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!