Tmerr në Tiranë, një i moshuar dhe tre të rinj abuzojnë seksualisht me 15 vjeçaren

schedule15:47 - 30 Maj, 2020

schedule 15:47 - 30 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë ku katër persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë auzuar seksualisht me një të mitur.

Policia bën me dije se të ndaluarit 65-vjeçari A.D.,  i cili ka abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Ndër të tjera mësohet se i moshuari ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç,  R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Abuzuesit në bashkëpunim me njëri tjetrin i bënin video intime adoleshentes dhe ua dërgonin personave të tjerë, por rfatmirësisht ndërhyrja e policisë e ka parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të kësaj ngjarje kriminale.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet abuzimi i mëtejshëm seksual me dhunë ndaj një të miture;

Policia vë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Specialitët për Hetimin e Krimit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit A.D.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç,  R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur./abcnews.al