“Ti kryeministër, unë president”, Rama i përgjigjet Bashës: Atë e vendos populli

schedule15:46 - 10 Korrik, 2020

schedule 15:46 - 10 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pas deklaratës së këtij të fundit për një ofertë të kreut të qeverisë për të qenë së bashku kryeministër dhe president për të hapur listat.

Rama thotë se nuk e bën dot Bashën kryeministër se është populli ai që e vendos këtë.

Ndërsa lidhur me koalicionet parazgjedhore, Rama thotë se Bashën e nuk e ndalon hapja e listave të bëjë koalicion me LSI.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja

Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”, shkruan Rama./abcnews.al