Tërmeti “shkund” veriun

schedule14:35 - 15 Shtator, 2021

schedule 14:35 - 15 Shtator, 2021

Një tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter është regjistruar në veri të vendit. Sipas EMSC lëkundjet janë regjistruar 14 km nga Kopliku, Malësi e Madhe, rreth orës 14:26.

Tërmeti kishte thellësi prej 5 km, ndërsa është ndjerë në disa qytete, si Shkodër, Lezhë edhe Tiranë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme.  Sakaq, në afërsi të Koplikut janë regjistruar në orët e para të mëngjesit edhe dridhje të tjera sizmike, më e madhja me magnitudë 3.4.

g.v/abcnews.al