Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter lëkundi Shqipërinë qendrore dhe veri-lindore pak pas orës 16:00 të pasdites së sotme.
Tërmeti kishte si epiqendër zonën malore pranë Klosit, por për shkak të thellësisë së ulët, vetëm dy kilometra u ndje i fortë edhe në kryeqytet.
Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për dëme materiale. Por më shumë se magnituda, më shumë frikë te qytetarët ka shkaktuar rastësia, pasi si sot dy vite më parë në 21 shtator të vitit 2019 në orën 16:09 minuta u regjistrua një tërmet me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik. /abcnews.al