Të vdekur në dhomën e saunas, policia: Kush janë 4 viktimat

schedule23:26 - 15 Tetor, 2021

schedule 23:26 - 15 Tetor, 2021

Kavajë- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja shokuese e ndodhur sonte në Qerret, ku 4 persona u gjetën të vdekur.

Sipas policisë raportohet se rreth orës 22:20, në Qerret, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe Raportohet se hoteli ku u gjetën 4 viktimat është “Hotel Gloria”, me 5 yje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!