Pak minuta më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në fshatin Ballagat në Lushnje.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur 60-vjeçarja, Bajame Seneja.
Sipas burimeve të ABC, e plagosura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bëhet me dije se është qëlluar me armë nga një automjet në lëvizje.
Njoftimi:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.r.t/abcnews.al