Të shtëna me armë zjarri në Tepelenë, humb jetën 1 person

schedule20:58 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 20:58 - 4 Dhjetor, 2019

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalë të qytetit, ku i vrarë ka mbetur 46-vjeçari i identifikuar si Artur Bresha, ndërsa mësohet se është plagosur vëllai i tij Artan Bresha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Artur Bresha ishte roje në një kompani inertesh.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Teplenës. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punon mbi zbardhjen e plotë të atentatit ndaj dy vëllezërve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!