Fqinjët përleshen me thika në Pogradec, përfundojnë në spital

schedule15:24 - 10 Gusht, 2020

schedule 15:24 - 10 Gusht, 2020

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në fshatin Rrëmenj në Pogradec pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur pas sherrit mes tyre, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e  thikave dhe sendeve të forta.

Për pasojë të dy personat fqinjë me njëri-tjetrin, kanë marrë plagë dhe janë dërguar në spital për të marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Nuk dihet shkaku pse ka nisur konflikti si dhe as identiteti i personave të plagosur./abcnews.al