Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e së enjtes në Peqin. Abcnews.al mëson se të shtënat janë dëgjuar në fshatin Pajove në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.
Mesa duket me armë është shtënë gjatë një ceremonie martesore, edhe pse këto të fundit nuk janë të lejuara në këtë kohë pandemie.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet. /abcnews.al/

