Tre persona, dy prej të cilëve efektivë policie janë plagosur mesditën e sotme në Mamurras. ABC mëson se dy policët e patrullës që kanë mbetur të plagosur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj.
Dyshohet se njëri prej tyre është qëlluar me sende të forta, ndërsa tjetri ka marrë një plumb në këmbë. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa është plagosur edhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.
Dy efektivët e policisë janë plagosur në rrethana ende të paqarta, ndërkohë nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja./mv.abcnews.al