Në fshatin Poro në Novoselë të Vlorës mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 ka pasur të shtëna me armë zjarri. Gazetari i ABC, Elton Nikaj raporton se nga të dhënat paraprake mësohet se me armë është qëlluar në drejtim të lokalit në pronësi të Gj. N. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja që kanë thyer xhamat e lokalit.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Policia njofton se grupi hetimor dhe shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ db/ Abcnews.al