Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit.
Mësohet autori i dyshuar, Dan Hutra, ka qëlluar me armë ndaj familjarëve të ish gruas së tij. Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbëtur të plagosur.
Kuta mësohet se është larguar nga vendngjarja mënjëherë pas tragjedisë në familjen e ish gruas, shkaktuar nga dora e tij.
Sakaq, sic duket edhe në pamjet e siguruara nga ABC News, policia ka rrethuar zonën me shirita ‘skenë krimi’, ndërsa ka nisur marrjen në pyetje të personave dëshmitarë në ngjarje.