Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së premtes në afërsi të Niklës. Mësohet se fillimisht ka pasur të shtëna me pistoletë, 5-6 herë dhe më pas të shtëna me kallash. Të shtënat me kallash janë shoqëruar me të shtëna të tjera me pistoletë.
Nuk dihet ende nëse ka pasur përplasje apo të plagosur. Ende nuk ka një reagim nga policia. Janë banorë të zonës ata që kanë konfirmuar për ABC për të shtënat e njëpasnjëshme. /abcnews.al/