Mirditë – Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Mirditë. Policia raporton se shtetasi K. Gj, pas një konflikti me shtetasin P. P, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
P. P. është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/