Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Burime nga policia bëjnë me dije se një 30-vjeçar ka qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në fshatin Petovë, Fier.
Martin Craga, 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç.
Në momentin e të shtënave mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së autorit, por mësohet se nuk ka pasur persona brenda.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./abcnews.al/