“Ta hëngsha p*****”, policia e Lezhës kap pedofilin që “kafshuan” “Piranjat”

schedule14:28 - 5 Maj, 2022

schedule 14:28 - 5 Maj, 2022

LEZHË – Është arrestuar nga policia e Lezhës pedofili i cili u denoncuar nga emisioni investigativ “Piranjat”.

Gazetari i ABC, Gjergj Figuri raporton se i skeduar nga policia për veprën penale të vjedhjes, personi në video është identifikuar si K.Gjoni 45 vjeç  dhe arrestuar  nga policia e Lezhës në akuzën e ngacmimit seksual dhe veprave të turpshme. 45-vjeçari nga Shënkolli që tashmë do të hetohet nëse ka pasur raste të tjera të abuzimeve të tij.

Për këtë arsye po kryhen hetime të plota edhe pse nuk ka pasur asnjë denoncim të bërë ndaj personit në fjalë, e për këtë qëllim policia kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar jo thjesht lezhjanin që shfaqet në video por çdo rast të mundshëm.

I arrestuari ishte përfitues i ndihmës ekonomike ndërsa vazhdimisht refuzonte punët e afruara.

Pavarësisht se personi ne video ra ne grackën e gazetarëve investigativ të “Piranjave”, policia e Lezhës bën të ditur se specialistë të mbrojtjes së fëmijëve janë vënë në lëvizje për të kuptuar nëse kanë ndodhur edhe herë të tjera tentativat e tij për kryerjen e marrëdhënieve me të mitur. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!