Armando Cungu mund ta ketë mbyllur me Laçin pas barazimit që kurbinasit morën në shtëpi kundër Kastriotit. Plaku shënoi në fund dhe ndeshja u mbyll 1-1, ndërkohë që gazetari Elvis Rexha, raportoi për “Gol pas Goli” se palët mund ta kenë mbyllur bashkëpunimin.
“Ka pasur një diskutim mes trajnerit Cungut dhe presidentit Laska. Më duket se kjo do të jetë ndeshje e fundit për të. Momentalisht ka fikur telefonin dhe mbetet të shihet se çfarë ndodh në orët në vijim.
Është parë në fundin e ndeshjes që ka bërë me shenjë se është mbyllur këtu. Ende nuk është zyrtare, është një hamendësim për mënyrën e komunikimit. Ai zakonisht ka folur në fund të ndeshjes”, tha Rexha mes të tjerash. /abcnews.al