Abcnews.al zbardh emrin e një prej personave të arrestuar në Dubai nga operacioni ndërkombëtar i drogës i finalizuar në disa shtete. Gazetari Artan Hoxha raporton për abcnews.al se në pranga është vënë Eldi Dizdari i njohur ndryshe si Denis Matoshi.
Ai është një personazh i njohur i trafikut të kokainës dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë. Dizdari është kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë “Arbri Garden” ku para më shumë se një viti u sekuestrua një sasi prej 613 kilogramësh kokainë.
Operacioni ndërkombëtar i finalizuar gjatë orëve të fundit është shtrirë në Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai, ndërsa sipas mediave italiane trafiku i drogës drejtohej nga shqiptarët.Gjatë aksionit janë sekuestruar miliona euro dhe tonelata me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në Europë.
Në pranga janë vënë tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit. /m.v. abcnews.al
Eldi Dizdari