Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK nis punën në dhjetor, 8 prokurorët që betohen para Metës

schedule12:39 - 25 Nëntor, 2019

schedule 12:39 - 25 Nëntor, 2019

Ashtu siç ishte paralajmëruar, SPAK pritet të fillojë nga punë gjatë këtij viti. Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se në mbledhjen e sotme të KLP-së janë miratuar aktet për emërimin e tetë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, të cilët më pas do të betohen para Presidentit të Republikës duke nisur menjëherë nga puna.

Mësohet se betimi para Presidentit të Republikës pritet të bëhet më datë 19 dhjetor.

KLP vendosi që SPAK të nisë punën me tetë prokurorë duke i dhënë kohë vetes që të zgjedhë edhe të tjerët. Ka qenë nevoja për të patur një SPAK funksional ai që detyroi KLP-në që të gjejë një hapësirë ligjore, përmes të cilës të lejojë fillimin nga puna të SPAK tetë anëtarë.

PROKURORËT QË EMËROHEN
1. Altin Dumani,
2. Arben Kraja,
3. Behar Dibra,
4. Edvin Kondilli,
5. Elida Celami(Kaçkini),
6.Ened Nakuçi,
7. Enkeleda Millonai,
8. Klodian Braho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!